Ndërmarrja hekurudhore e Kosovës, Trainkos ka njoftuar se qarkullimi i trenit në linjën Pejë -Prishtinë, është anuluar për ditën e sotme.
Sipas njoftimit në Facebook, kjo ka ndodhur për arsye teknike,
“Të nderuar udhëtarë. Ju njoftojmë se ditën e nesërme treni në linjën Pejë – Prishtinë, me nisje në ora 05:30, datë 21.02.2026, është revokuar (anuluar) për shkak të arsyeve teknike.
Kërkojmë mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftim.
