Anulohet procesi i rekrutimit të prokurorëve

Anulohet procesi i rekrutimit të prokurorëve

Në mbledhjen e mbajtur sot, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka vendosur për anulimin e rekrutimit të prokurorëve.

Një gjë e tillë është bërë e ditur në njoftimin që ky institucion ka përcjellë për media.

Këshilli Prokurorial ka marrë vendim për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes KPK-së së Kosovës dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë së Republikës së Shqipërisë, me qëllim, për sic thuhet, të avancimit, të koordinimit institucional dhe shkëmbimit profesional ndërmjet dy institucioneve homologe. Në këtë marrëveshje kanë autorizuar kryesuesin Ardian Hajdaraj që të vë firmën e tij.

Gjithashtu, bëhet e ditur se anëtarët e Këshillit u njoftuan për arritjen e moshës së pensionimit nga një prokuror i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

“Në përputhje me dispozitat ligjore, Këshilli vendosi që emri i prokurorit Slobodan Bakiq t’i procedohet Presidentes së Republikës së Kosovës për lirim nga detyra”, bëhet e ditur tutje në njoftim.

KPK, gjithashtu ka trajtuar një ankesë disiplinore, dhe thuhet se vendosi që lënda t’i referohet Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve për vlerësim të mëtejmë, në pajtim me procedurat disiplinore dhe standardet e vlerësimit profesional.

Related Articles