Sot në Kuvend pati përplasje mes shefit të Grupit Parlamentar nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi me Ilir Kërçelin, shef i kabinetit të kryeparlamentarit, Glauk Konjufca.
Gashi pas këtij incidenti ka thënë se nuk e ka prekur me dorë Ilir Kërçelin.
“As nuk e kam prekë me dorë dhe kam pasë distancë relativisht të gjatë me të, kryetari i Kuvendit duhet t’i kryejë detyrat e tij si përfaqësues i Kuvendit dhe jo të përdorë shefin e kabinetit për të sulmuar deputetëve”, ka thënë Gashi.
Ai tutje thotë se Gashi mbledhja dështoi për shkak se Konjufca kishte marrë me vete shefin e kabinetit që ka bërë shkelje të detyrave.
“Mbledhja dështoi për shkak se kryetari i Kuvendit kishte marrë me vete shefin e kabinetit që ka bërë shkelje të detyrave. Ne kërkuam që ai të mos ishte prezent, kryetari nuk dëgjoi dhe mbledhja dështoi. Shefi i kabinetit ka thënë të vërteta të pjesshme duke tentuar të denigrojë deputetët e Kuvendit. Asnjëherë nuk mundet që përfaqësuesi i një organi kolegjial, të shtramojë faktet. Kërkesa jonë nuk u plotësua, andaj dështoi mbledhja e kryesisë”, ka thënë Gashi.
Ndryshe, nëlidhje me këtë ngjarje, ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, i cili tha se ndaj Kërçelit pati tentim për sulm fizik.
“Po pati mësymje, pati edhe sharje. Shprehje të cilat s’mund t’i përmend”, tha Konjufca. /Gazeta Enigma/.