Dinamo Zagrebi mori një fitore të lehtë me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Sibenikut në kuadër të javës së 21-të në elitën e futbollit kroat.
Me këtë fitore Dinamo vazhdon ndjekjen e liderit Rijekës që momentalisht ka 39 pikë dhe udhëheq kampionatin.
Më i dalluari në këtë takim ishte ylli shqiptar Arbër Hoxha i cili bëri një diferencë të madhe nga banka rezervë.
Për 31 minuta sa luajti gjithsej, Hoxha arriti që të shënojë gol madje pati edhe një asistim.
Kjo paraqitje e tij fantastike bëri që ai në fund të shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore me notën 8.2.
Përveç golit dhe asistimit, Hoxha pati 10 pasime të kompletuara, tri harkime të sakta dhe një duel të fituar.
Në 19 paraqitje sa i ka bërë gjithsej për Dinamon këtë sezon në kampionat, 26-vjeçari ka realizuar tri gola teksa ka edhe dy asistime.