Federata e Futbollit e Kosovës vazhdon të ndajë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.
“YLLI I JAVËS” për xhiron e 12-të në Superligë është shpallur futbollisti i Ulpianës, Ardi Shala.
Mesfushori i skuadrës lipjanase dha kontribut të madh në triumfin e skuadrës së tij ndaj Ballkanit që deri para kësaj xhiroje ishte lider në renditje.
Shala fillimisht shënoi autogol, por në fund u bë hero i ndeshjes, duke e shënuar golin e fitores për skuadrën e tij, në kohën shtesë.
Kjo fitore e nxori Ulpianën nga zona e kuqe në Superligë
Çmimin “Ylli i javës” për mesfushorin e Ulpianës e ndau Naim Zeqiri, menaxher i degës së BKT në Lipjan. /Gazeta “Enigma“/