Armando Broja nuk largohet nga Chelsea

Armando Broja nuk largohet nga Chelsea

Armando Broja duket se do të mbetet edhe për një vit tjetër te Chelsea.

Sulmuesi shqiptar sapo është rikthyer nga lëndimi i gjatë që e mbajti jashtë fushave dhe kërkesat për të nuk kanë munguar.

Milani së fundmi është futur në garë dhe ka kërkuar huazimin e shqiptarit, por Rossonerët janë refuzuar nga gjiganti anglez.

Evening Standard ka raportuar se Chelsea ka refuzuar ofertën e Rossonerëve pasi duan ta mbajnë në radhët e veta Brojën.

Edhe rivali londinez i Chelseat, West Ham United kishte bërë ofertë zyrtare për shqiptarin, por edhe oferta e tyre është refuzuar.

Besohet se Broja do të mbetet në Stamford Bridges së paku deri në muajin janar, pasi Chelsea ka mbetur pa sulmuesin Christopher Nkunku i lënduar.

Mauricio Pochettino do ta shikoj nga afër sulmuesin shqiptar dhe pastaj në janar do të marrë vendim nëse do ta lejoj largimin e tij apo Broja do të mbetet pjesë e Chelseat. 

Related Articles