31-vjeçari, Armend Thaqi ka bërë një kthesë të madhe në karrierën e tij, raporton Gazeta “Enigma”.
Mbrojtësi i krahut të djathtë për herë të parë do të luaj jashtë Kosovës.
Thqi pasi ka përfunduar kontratën me Ballkanin, është transferuar në kampionatin e Rumanisë.
Të hënën pasdite ai u prezantua si lojtar i ri i skuadrës CFR Cluj. Kundër Clujit kishte luajtur për Ballkanin, në kuadër të Ligës së Konferencës.
Prej atëherë drejtuesit e këtij klubi e kanë përcjellë karrierën e Thaqit, të cilin kanë vendosur ta transferojnë për edicionin e ardhshëm garues.