Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se delegacioni i tyre ka mbërritur në kufirin Ukrainë-Bjellorusi për të nisur bisedimet e paqes me delegacionin rus.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nuk është pjesë e delegacionit, shkruan CNN.
Çështja kryesore në axhendën e tyre, thonë ata, është armëpushimi dhe tërheqja e trupave nga territori ukrainas.
Më herët u raportua se bisedimet vazhduan të shtyheshin për shkak të çështjeve logjistike dhe sigurisë.
Delegacioni ukrainas përfshin ministrin e Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, dhe këshilltarin presidencial, Mykhailo Podolyak.
Për delegacionin rus tash për tash nuk ka detaje.
Ukraina është nën pushtimin e plotë rus qysh më 24 shkurt.
Së paku 352 civilë, përfshirë 14 fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i pushtimit, tha të dielën Ministria e Shëndetësisë e Ukrainës. Mbi 1,600 njerëz u raportuan të plagosur.