Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, ka siguruar edhe zyrtarisht inkuadrimin në Premier League me skuadrën Burnley.
Burnley, që drejtohet nga Vincent Kompany, promovimin e siguroi të premten mbrëma. I duhej fitorja në ndeshjen e xhiros së 40-të të kategorisë së dytë angleze ndaj Middlesbrough dhe atë e arriti.
Burnley fitoi me rezultatin 2:1 dhe tani e ka të sigurt kalimin në elitën angleze.
Ashley Barnes shënoi për Burnelyn në minutën e 12-të, kurse shifrat i barazoi Chuba Akpom nga penalltia në minutën e 48-të.
Connor Roberts ia siguroi fitoren Burnleyt, që ishte skuadër mysafire. Ai shënoi në minutën e 66-të për 2:1.
Burnley udhëheq në Championship me 87, pikë kur kanë mbetur edhe shtatë xhiro deri në përfundim të kampionatit.
Middlesbrough mbetet me 67 pikë në pozitën e katërt.
Burnleyt i mjaftonte fitorja për inkuadrim direkt në Premier League, pasi më herët të premten, Lutoni i vendit të tretë barazoi pa gola në udhëtim te Millwalli.
Burnley pas një edicioni kthehet në Premier League.
Portieri Muriq është vlerësuar lartë për paraqitjet në këtë edicion.