Mbrëmjen e së enjtes dyshohet se një burrë dyshohet se është rrëmbyer në Veternik, raporton Gazeta “Enigma”.
Policia ka njoftuar se dy të dyshuar kanë marrë me forcë viktimën duke e futë në veturë, derisa sipas viktimës, atë e kanë dërguar në një shtëpi të pabanuar ku e kanë mbajtur deri në mëngjes, dhe dyshohet se ndaj tij është përdorë forcë fizike.
Tutje ata kanë bërë me dije se në lidhje me rastin është identifikuar një person i tretë i dyshuar i cili gjendet në arrati, po ashtu janë bastisur katër shtëpi dhe banesa ku gjatë kontrollit është gjetur e konfiskuar një armë gjuetie.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit.
“Me 19.09.2025 është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar kanë marrë me forcë viktimën mashkull kosovar duke e futë në veturë, sipas viktimës e kanë dërguar në një shtëpi të pa banuar aty e kanë mbajtur deri në mëngjes si dhe ndaj tij është përdorë forcë fizike. Lidhur me rastin është identifikuar edhe personi i tretë i dyshuar i cili gjendet në arrati, po ashtu janë bastisur katër shtëpi & banesa ku gjatë kontrollit është gjetur e konfiskuar një armë gjuetie. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia. /Gazeta Enigma/