Arrestohen dy volejbollistët e Pejës, dyshohet se sulmuan tifozët e Ferizaj

Arrestohen dy volejbollistët e Pejës, dyshohet se sulmuan tifozët e Ferizaj

Policia e Kosovës ka ndaluar dy volejbollist të klubit Peja.

Ata janë ndaluar për 48 orë.

Kjo pasi dyshohet se të dielën, i kishin sulmuar disa tifozë pas përfundimit të ndeshjes kundër KV Ferizajt.

Rasti dyshohet se ka ndodhur në palestrën sportive “Bill Clinton”, në këtë qytet.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga policia, gjegjësisht Drejtoria Rajonale në Ferizaj.

“Me 01.12.2024 , rreth orës 22:40 ka ndodhur një sulm fizik në sallën e sporteve ,, Bill Clinton “ në Ferizaj . Dy persona, lojtar të ekipit të volejbollit KV “ Peja” janë ndaluar në mbajtje për 48 orë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes volejbollistike KV Ferizaj dhe KV ” Peja”, kur këta të fundit kanë hyrë në pjesën e tribunave të shikuesve të Ferizajt dhe i kanë sulmuar ata fizikisht”, thuhet në përgjigje.

“Nga Njësia e Hetimeve të stacionit të Ferizajt janë identifikuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje dy lojtarët e KV “Peja”. Njësia e Hetimeve të stacionit të Ferizajt është duke grumbulluar edhe informacione tjera, nëse ka të implikuar tjerë në këtë ngjarje dhe në koordinim me prokurorin do të ndërrmerren masat e nevojshme ligjore!”, njoftohet tutje. /Gazeta Enigma

Related Articles