Presidenti i Federatës Franceze i ashpër me Zidane: As nuk do ia kisha hapur telefonin

Presidenti i Federatës Franceze i ashpër me Zidane: As nuk do ia kisha hapur telefonin

    Noel Le Graet, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, ka dhënë një intervistë për “RMC Sport”, ku ka folur për mundësinë që Zinedine Zidane mund të bëhet trajneri i “gjelave”.

    “Nuk e kam takuar kurrë, nuk kemi menduar kurrë të ndahemi nga Deschamps. Disa njërez duhet t’i ndryshojnë gjërat ose t’i shpikin sepse nuk e dinë se çfarë të shkruajnë. Po të më telefononte Zidane? Sigurisht që jo, as nuk do t’i përgjigjesha telefonit të tij.

    Le të kërkojë ndonjë klub apo kombëtare tjetër. Ai kishte kaq shumë mbështetës, disa prisnin që Deschamps të shkarkohej që Zidane të merrte kreun e kombëtares.

    As nuk më intereson se ku ai shkon”, është përgjigjur i ashpër presidenti i Federatës Franceze të Futbollit.

    Related Articles