Arrestohen shtetasja zvicerane dhe burri i saj, dyshohen për tentim-vrasje

Arrestohen shtetasja zvicerane dhe burri i saj, dyshohen për tentim-vrasje

Një rast i tentim-vrasjes para gjashtë ditës ka përfunduar me arrestimin e dy personave dje në Gjakovë.

Policia ka thënë se të arrestuarit janë një mashkull kosovar dhe gruaja e tij shtetase e Zvicrës.

Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse është gjetur dhe konfiskuar arma – pistoletë Bereta me një karikator me gjashtë fishekë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./

Related Articles