Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona nën dyshimin se janë marrë me prostitucion dhe për armëmbajtje pa leje, raporton Gazeta Enigma.
Ata kanë ofruar edhe lokale për kryerjen e këtyre veprave.
Ngjarja është regjistruar në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
“Janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull dhe dy femra kosovare nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim/bashkëkryerje kanë kryer veprat penale të lartcekura duke ofruar edhe lokale për kryerje të veprave. Si prova materiale janë sekuestruar: tre telefona, 80€ para, një pistoletë me 4 copë fishekë. Lidhur me rastin të dyshuarit janë intervistuar he me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuara tjetër është liruar”, thuhet në raportin e PK-së. / Gazeta Enigma.