Arrestohet burri në Drenas pasi ushtroi dhunë fizike ndaj gruas së tij

Arrestohet burri në Drenas pasi ushtroi dhunë fizike ndaj gruas së tij

Një burrë është arrestuar dje në Drenas pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizikë ndaj bashkëshortes së tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit ka shkuar te motra e saj, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE- Gllogoc 15.07.2023 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit ka shkuar te motra e saj. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” / Gazeta Enigma.

Related Articles