Arrestohet Dardan Molliqaj i PSD-së

Arrestohet Dardan Molliqaj i PSD-së

Njësia e Reagimit të Shpejtë e Policisë së Kosovës ka arrestuar sot kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqajn, teksa ishte rrugës për një takim, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin e ka bërë të PSD përmes një postimi në Facebook, ku kanë deklaruar se “ky arrestim është totalisht jashtë çdo racionaliteti”.

“Përderisa nuk ka marrë as ftesë nga gjykata dhe në të njëjtën kohë çdo ditë është në rutinën e tij dhe mund të gjindet lehtësisht, kjo sjellje nuk mund të lexohet ndryshe përveç se presion politik dhe demonstrim force nga një njësi e krijuar për situata emergjente dhe të rrezikshme, jo për të ndaluar opozitën politike”, thuhet tutje në njoftimine tyre.

“Prioriteti dhe zelli në të cilin janë vendosur anëtarët e PSD-së për “shqyrtim rastesh” lë dyshime se kjo po ndodhë qëllimshëm, meqë një numër të madh rastesh e kanë së bashku me antëtarët e VV-së, duket që mësyrja është kryesisht ndaj PSD-së”.

Tutje PSD ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

“Arrestime të tilla nuk na ndalin, vetëm e bëjnë më të qartë për të gjithë kush ka frikë nga organizimi politik. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Dardan Molliqajt”. /Gazeta Enigma/

Related Articles