Një person është arrestuar në Pejë, pasi i njëjti ka mbajtur një femër, së bashku me fëmijën e saj, pa dëshirën e saj, në një shtëpi.
“Me datë 20.03.2022, rreth orës 16:00, Policia është informuar se në rrugën ‘Agush Gjoci’ në Pejë, një femër, së bashku me fëmijën e saj, është duke u mbajtur e mbyllur, pa dëshirën e saj, në një shtëpi”, thuhet në komunikatën e policisë, raporton Gazeta Enigma.
Policia menjëherë i është përgjigjur thirrjes dhe ka dalur në vendin e ngjarjes, nga aty ka marrë viktimën së bashku me fëmijën, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë.
“Viktima deklaron se është mbajtur e mbyllur, pa dëshirën e saj, nga i dyshuari tri (3) ditë”.
“Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore, sot me datë 22.03.2022, ka arritur ta lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin, M.D., i lindur më 1966. I dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh”./Gazeta Enigma/