Arrestohet i dyshuari për fajde në Prizren

Arrestohet i dyshuari për fajde në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili ishte në kërkim tash e një kohë nga Policia.



Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se personi kërkohej për veprën penale “fajde” dhe “detyrim”.

“Policia në Prizren pas një pune operativo-taktike dhe një informate inteligjente ka arritur që të arrestojë personin e kërkuar B.O,. mashkull, kosovar, i datëlindjes 1988, person ky që kërkohej ne bazë të urdhëresë me shkrim të Gjykatës Themelore në Prizren. I dyshuari kërkohej për veprën penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’. I njëjti me vendim te gjykatës dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia.

Related Articles