Është arrestuar i dyshuari që e qëlloi me thikë për vdekje një person.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Shaqir Bytyqi.
“I dyshuari është lokalizuar dhe është arrestuar, gjatë bastisjes është gjet edhe thika që dyshohet se është përdorur në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë”, tha ai.