Është arrestuar i dyshuari për vrasjen e një personi të moshës rreth 40-vjeçare në fshatin Balaj të Ferizajt.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili bëri të ditur se është sekuestruar një armë zjarri.
“Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një armë zjarri. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit”, thuhet në konfirmim.