Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, së fundmi ka njoftuar se pas disa hetimeve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar për 48 orë ish- drektorin e Urbanizmit në Komunën e Gjilanit.
Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate të lëshuar për media, ku dyshohet se ish-drejtorit me inicalet B.B ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar.
“I njëjti, në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Gjilanit, ka lëshuar leje të ndërtimit pa u plotësuar kushtet ligjore”, thuhet në komunikatë./ GazetaEnigma