Arrestohet në Gjermani 2 shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Arrestohet në Gjermani 2 shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Autoritetet policore kanë arrestuar në Gjermani dy shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ndërsa po bëhet ekstradimi i tyre drejt Shqipërisë.

Bëhet fjalë për shtetasin F. Sh., 40 vjeç. i cili ishte dënuar më parë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Në shtator të vitit 2021, këtij personi i ishte caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Kjo pasi, në 2009-n, në lagjen “Vullnetari” Elbasan, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. R.

Gjithashtu pritet të ekstradohet dhe shtetasi SH. K., 63 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare.

Ky shtetas ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal (ka pasur rolin e transportuesit), i cili u godit në kuadër të operacionit policor “GARANTUESIT”, zhvilluar në vitin 2018, në Shkodër.

Pas dokumentimit me prova ligjore u arrestuan nëntë shtetas dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në korrik të vitit 2020, e ka dënuar me katër vite, dy muaj e 14 ditë burgim, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit më shumë se një herë e kryer në kuadër të grupit të strukturuar” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles