Është arrestuar një burrë pasi dyshoher se i njëjti në rrjete sociale kishte shpërndarë disa incizime me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Ndryshe, kjo u bë e ditur përmes raportit të Policisë së Kosovës, ku theksohet se rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti në rrjetet sociale kishte shpërndarë disa incizime me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.