Arrestohet një grua në Prishtinë pasi kishte keqtrajtuar fëmijët e saj nën ndikimin e alkoolit

Arrestohet një grua në Prishtinë pasi kishte keqtrajtuar fëmijët e saj nën ndikimin e alkoolit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër në Prishtinë pasi e njëjta nën ndikimin e alkoolit i kishte keqtrajtuar dy fëmijët e saj, raporton Gazeta Enigma.

Në njoftimin 24 orësh të Policisë, thuhet se e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, derisa fëmijët janë dërguar për tretman mjekësor.

Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta nën ndikim të alkoolit në një lokal i kishte keqtrajtuar dy fëmijët e saj. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa fëmijëve ju është  ofruar tretmani mjekësor dhe të njëjtit nga punëtorët e QPS-së janë dërguar te babai i tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Related Articles