Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten është arrestuar një person në Prizren, si i dyshuar për veprën penale “Dhunim”.
Sipas raportit të Policisë, me urdhër të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Prizren, gusht 2023. Lidhur me rastin me 18.08.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën e lart-cekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.