Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili ishte në kërkim për një rast tentim vrasje që ka ndodhur me datën 17.06.2021, në rrugën “Shaban Shala” në Prishtinë, transmeton Gazeta “Enigma”.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se “Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës, dhe kjo duke punuar me vendosmëri dhe përkushtim për kapjen e personave që dyshohen të jenë të implikuar në veprimtari kriminale, dokumentimin ligjor të veprimeve të tyre kriminale si dhe vënien e tyre para drejtësisë”.
Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve, sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, në lagjen Kodra e Trimave, në Prishtinë, përkundër tentativave për ikje, është arrestuar një person i dyshuar.
Personi i dyshuar:
– F. B, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, ka qenë në kërkim nga ana e policisë, për një rast tentim vrasje që ka ndodhur me datën 17.06.2021, në rrugën “Shaban Shala” në Prishtinë.
I njëjti me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policor po kryejn proceduarat për veprat -Vrasje në tentativë ,
– Mbajtja në pronësi , kontroll ose posedim i pa autoruar i armës si dhe
– Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë, ku personi në fjalë dyshohet të jetë i përfshirë.