Një person është prangosur sot nga policia në rajonin e Pejës.
I njëjti i cili dyshohet se ishte i përfshirë në disa vepra penale, kërkohej nga Interpoli në llogari të organeve shtetërore gjermane.
Aksioni është realizuar nga policia e Kosovës, konkretisht ILECU-Fast Kosova.
“Në koordinim me zyrtarë të njësitit të antidrogës në rajonin e Pejës, kanë arritur të lokalizojnë vendndodhjen e më pas edhe ta arrestojnë personin e dyshuar të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme në vend përfshirë edhe forcimin e bashkëpunimit policor në rrafshin ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.