Është arrestuar një i dyshuar nga Kaçaniku pasi i njejti përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar viktimën femër, raporton Gazeta Enigma.
Kjo u bë e ditur përmes raportit të Policisë së Kosovës.
Ndërsa, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbjatje.
“Kaçanik 15.12.2021 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar viktimën femër kosovare e mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.