Një person është ndaluar për 48 orë, pas vdekjes tragjike të një punëtori 52-vjeçar në fshatin Meqë të Gjakovës.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Drin Domi tha se ndaj tij rëndon vepra penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Prokurori i Shtetit në koordinim me Policin e Kosovës dhe Institucionet tjera përkatëse janë duke i ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme.
Ndërsa Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë në Gjakovë, tha se sipas hetimeve fillestare, dyshohet se gjatë procesit të punës, shoferi i një mjeti transportues (kamion) ka humbur kontrollin mbi mjetin, me ç’rast kamioni ka rrëshqitur. Si pasojë e kësaj lëvizjeje, një punëtor i cili ndodhej në afërsi të mjetit, ka mbetur i bllokuar nën të, dhe për pasojë ka humbur jetën.
