Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Gjilan

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Gjilan

Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar një 27 vjeçar me inicialet M.R. nën dyshimin se i njëjti posedon armë.

Bëhet e ditur se gjatë kontrollit në trupin e tij është gjetur dhe konfiskuar si dëshmi për gjykatën një revole e llojit Glock 9 x17 mm dhe katër copë fishekë të kalibrit 17 mm.

Ndaj tij është lëshuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritet kallëzim penal për veprat ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Related Articles