Arrestohet një person që ishte në kërkim nga viti i kaluar

Arrestohet një person që ishte në kërkim nga viti i kaluar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arrestuar të dyshuarin me inicialet M.K i cili ishte në kërkim që një vit me veprën penale “Mashtrim”

Njësia për Hetime Rajonale në Prishtinë, në bashkëpunim me Njësinë ‘FAST ILECU’, ka bërë arrestimin e të dyshuarit.

“Më datën 17.06.2021, në NJHP në Prishtinë është raportuar rasti ‘Mashtrim’, ku i dyshuari  me inicialet M.K., me qëllim të përfitimit material në mënyrë të kundërligjshme për vete apo personat e tjerë, përmes mjeteve të informimit, portaleve dhe rrjeteve sociale, ka kërkuar mjete financiare nga qytetarët për shërim. Ai pas kërkesës që ka bërë, ka pranuar mjete financiare në llogarinë e tij bankare”, njofton Policia e Kosovës.

“Me këtë rast Policia, pas një pune hetimore ka konstatuar se i dyshuari kërkesën në fjalë e ka bërë rrejshëm dhe menjëherë i ka njoftuar qytetarët për veprën e kundërligjshme. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit  personin në fjalë,  e ka shpallur në kërkim policor”, thuhet në njoftim e policisë transmeton Gazeta Enigma.

“Pas verifikimit në sistemin e të dhënave rezulton se i dyshuari ka dy  urdhër arreste aktive dhe në koordinim me prokurorin i dyshuari dërgohet në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim./GAZETA ENIGMA/

Related Articles