Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se sot rreth orës 15:30, në fshatin Koshare- komuna Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave, ku, sipas informatave të para, si pasojë e këtij aksidenti, kanë humbur jetën katër persona, ndërsa, një person tjetër është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtutjeshëm.
Për aksidentin me fatalitet është arrestuar një person dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48-orë. I dyshuar për vepren penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
“Lidhur me rastin në fjalë, në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha Njësitet e Policisë, ekipet e mjekësisë ligjore, eksperti i komunikacionit dhe Prokurori i Shtetit, ku, me urdhër të tij, është ndaluar një person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, njofton prokuroria.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.