Të marten, i dyshuari mashkull kosovar ka kanosur një zyrtar policor në kryerje të detyrës, raporton Gazeta “Enigma”.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të njejtin e ka arrestuar dhe më pas është liruar ne procedurë te rregullt.
“Fsh. Klinë e Poshtme, Skenderaj 23.11.2021 – 04:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur dhe ofenduar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet ne raportin e policisë. Gazeta “Enigma”.