Një viktimë heq dorë nga ky status në Gjyqin në Hagë kundër krerëve të UÇK-së

Një viktimë heq dorë nga ky status në Gjyqin në Hagë kundër krerëve të UÇK-së

Një person me kodin “35/06” ka hequr dorë nga statusi i viktimës në gjykimin në Hagë kundër krerëve të UÇK-së,Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Me datën 9 nëntor, personi i përmendur e ka njoftuar Zyrën për pjesëmarrje të viktimave se po heq dorë nga statusi i viktimës dhe meqenëse nuk ka pasur qasje në internet, ai ka kërkuar që vendimi i tij për tërheqje t’i përcillet drejtpërdrejt para gjyqtari gjykues.

“Meqenëse kërkuesi shprehu pa mëdyshje dëshirën e tij për të tërhequr kërkesën e tij përmes telefonit dhe dha arsye të vlefshme pse ai nuk mund të paraqiste një kërkesë me shkrim, Zyra rekomandon që gjyqtari i procedurës paraprake të pranojë tërheqjen e viktimës me kodin “35/06” nga procedurat”, thuhet në deklaratë.

Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave, siç kujtohet, ka dorëzuar dy raporte të personave që pretendojnë se janë viktima të UÇK-së dhe që do të marrin pjesë në gjykim. Disa prej tyre u refuzuan, ndërsa gjyqtari i procedurës paraprake dhe Zyra për pjesëmarrjen e viktimave i pranuan si viktima./Gazeta “Enigma”/

Related Articles