Tetë përballjet e Ligës së Kampionëve – vëmendja te derbi mes Man Cityt e PSG-së

Tetë përballjet e Ligës së Kampionëve – vëmendja te derbi mes Man Cityt e PSG-së

Të merkuren do të zhvillohet pjesa e dytë e rrethit të pestë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.



Përballja më interesante e kësaj mbrëmje është ajo në mes të Manchester Cityt dhe Paris Saint-Germainit që fillon nga ora 21:00 në stadiumin “Etihad”.

Por, fillimisht para këtij orari, janë dy ndeshje tjera që fillojnë nga ora 18:45 në mes të Interi e Shakhtar Donetskut dhe Besiktasit kundër Ajaxit.

Pas këtij orari, në ora 21:00 fillon takimi po ashtu i zjarrtë mes Atletico Madridit e Milanit, me Rossonerët që duhet të fitojnë për të shpresuar së paku në Ligën e Evropës.

Po në këtë grup, Liverpooli e pret Porton, me The Reds që tashmë janë kualifikuar, derisa Real Madridi i shkon Sheriff Tiraspolit.

Dortmundi po ashtu është mysafir i Sporting Lisbonës e që do të jetë një përballje direkte për vendin e dytë.

Një tjetër takim simpatik është edhe ai në mes të Club Brugge e RB Leipzig. Gazeta “Enigma”.

Related Articles