Arrestohet një serb në Jarinë, ishte i dënuar nga Gjykata e Mitrovicës

Arrestohet një serb në Jarinë, ishte i dënuar nga Gjykata e Mitrovicës

Rreth orës 16:25, në pikë e kalimit kufitar në Jarinë, është ndaluar personi M. C., mashkull/serb, i lindur në vitin 1982 në Beograd.

Policia ka njoftuar se i njëjti është ndaluar meqë kërkohej me urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

I dyshuari ishte dënuar më parë nga e njëjta gjykatë me 350 euro, zëvendësuar me 17 ditë burgim, për veprën penale mashtrim.

“Me datën 18.01.2023 rreth orës 16:25, në Pikë e Kalimit Kufitar-Jarinje, është ndaluar personi M. C., mashkull/serb, i lindur në vitin 1982 në Beograd.I njëjti është ndaluar me që kërkohej me urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, pasi ishte dënuar më parë nga e njëjta gjykatë me 350 euro, zëvendësuar me 17 ditë burgim, për veprën penale mashtrim. Lidhur me rastin të gjitha veprimet e mëtejme, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles