Avokati Musa: Procesi për gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të jetë i gjatë

Avokati Musa: Procesi për gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të jetë i gjatë

Sot në Gjykatën Speciale është mbajtur seancë përgatitore në lidhje me atë se kur do të nis gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Kryetari i trupit gjykues ka bërë të ditur se procesi i gjykimit mund të zgjasë deri në pesë vjet për shkak të numrit të madh të dëshmitarëve dhe provave të shumta materiale.

Kështu ka vlerësuar edhe avokati Skënder Musa si i ftuar në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

“Vetë fakti që do të dëgjohen 300 dëshmitarë ashtu siç u tha, tregon se do të jetë një proces i gjatë dhe një proces bukur i rëndë, ku në fakt të gjitha palët që janë pjesëmarrëse në proces, duke filluar prej prokurorit, mbrojtjes, të gjithë kanë të drejtë të marrin në pyetje dhe kanë kohën e tyre që do të caktohet me siguri në muajin mars”.

“Pa asnjë dyshim ka me qenë një proces i gjatë, mendoj me vetë faktin e numrit të madh të dëshmitarëve, por nuk duhet të harrojmë se ka edhe shumë prova tjera materiale, shkresa që marrin kohë shumë të gjatë edhe për mbrojtjen e të akuzuarve, përfaqësuesve të viktimave, por edhe për prokurorin special”.

“Këto ndikojnë jashtëzakonisht shumë në zvarritje të procesit. Me qëllim që të mbrohen të drejtat e të akuzuarve, koha nuk guxon të jetë në pyetje me qëllim që të mos shkelen të drejtat e palëve”.

Related Articles