Një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët në fund të majit sapo është arrestuar në veri të vendit. Këtë e ka bërë të ditur ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sveçla ka shkruar se Vllaskoviq do të ballafaqohet me drejtësi për sulmin e kryer ndaj mediumit në Leposaviq më 29 maj.
“Një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo në Leposaviq me datë 29 maj, sapo është arrestuar. Nemanja Vllaskovic do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera ndaj gazetarëve tanë”, ka njoftuar ai në Facebook.
Sveçla ka thënë se të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë.
“Përgëzoj Policinë e Kosovës për punën në hetimin dhe arrestimin e sulmuesit e gazetarëve. Vazhdojmë, të përkushtuar, për drejtësi e pa kompromis kundër milicisë fashiste”, ka deklaruar ai.