Zyrtari i PSD-së, Nol Nushi është arrestuar sot rreth orës 16.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili ka thënë se ai është ndalur në semafor, teksa ishte në veturë dhe Policia nuk ka prezantuar asnjë urdhër arrest.
Molliqaj ka thënë se Nushi lirohet por i dalet letërnjoftimi, derisa këtë veprim e quan tejet të dyshimtë.
Postimi i tij i plotë:
Arrestohet Nol Nushi
Rreth orës 16:00, Nol Nushi është ndalur në semafor, teksa ishte në veturë. Policia nuk ka prezantuar asnjë urdhër arrest, duke shkelur rregullat dhe ligjin në fuqi. Ata kanë arrestuar Nolin pa asnjë mbulesë legjitime, legale dhe e kanë dërguar në stacionin policor- jug.
Kjo mënyrë e arrestimit pa prezantimin e fletarrestit i çel rrugë arbitraritetit. Reagimi ynë duhet të jetë i orientuar drejt kësaj mënyre funksionimi që lë vend për keqpërdorim nga pushteti, i forcave policore, në momente kur i duhet. Nëse i nënshtrohemi arbitrariteti sot, nesër përndjekja politike do të përligjet me veprime të tilla.
Nol Nushi lirohet, por i ndalet letërnjoftimi. Ky veprim policor nuk ka asnjë shpjegim ligjor dhe si i tillë është tejet i dyshimitë. Prandaj duhet që ndaj policëve dhe vijës komanduese të hapen hetime urgjente.