Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqi është arrestuar, pas aksionit të sotshëm në këtë ministri.
Mediat kanë publikuar pamjet kur Bytyqi është shoqëruar në polici.
Paraprakisht u raportua se është bastisur shtëpia e tij.
Prokuroria Speciale ka konfirmuar se në aksionin në Ministrinë e Liburn Aliut, dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare, shpëlarje parash dhe mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë dhe të të ardhurave.
“Janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare, shpërlarjes së parasë dhe veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë i pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Spceiale.