Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka arritur marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për raundin e dytë të zgjedhjeve në Junik.
LVV-ja në zgjedhjet e 14 nëntorit do ta përkrahë kandidatin e LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehun.
Lajmin për FrontOnline e ka konfirmuar, Besart Tofaj, i cili ishte kandidat për kryetar të kësaj Komune dhe siguroi 12.11 %.
“Ne do të përkrahin kandidatin e LDK-së, me të kemi një marrëveshje për të qeverisur së bashku e që mendoj që Junikut do t’i kthehet identiteti dhe lavdia që kishte vite me parë”, tha ai.
Për marrëveshjen e arritur ndërmjet të dyja subjekteve, ka folur edhe kandidati i LDK-së, Ruzhdi Shehu.
Ai tha se kjo marrëveshje është arritur pas bashkëpunimit të mirë që kanë pasur me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kërkesave të qytetarëve që të qeverisin këto dy parti pas zgjedhjeve të 14 nëntorit.
“Ne kemi bo marrëveshje me VV-në, në këtë drejtim po funksion mirë, kjo marrëveshje i paraprin qëndrimit tonë në opozitë ku kemi pas një bashkëpunim të mirë, ishte një kërkesë e edhe qytetarëve edhe votuesve që ne të bëjmë një marrëveshje që të qeverisim së bashku pas zgjedhjeve të 14 nëntorit”, tha Shehu. /Gazeta Enigma.