Arrijnë në Kosovë forca shtesë për EULEX-in

Arrijnë në Kosovë forca shtesë për EULEX-in

Forcat shtesë të EULEX-it kanë arritur të premten në Kosovë, shkruan Gazeta Enigma.

Sipas njoftimit, këto forca janë nga policia e Portugalisë dhe Francës.

“Xhandarmët portugezë dhe francezë të Njësisë Rezervë të Policisë tonë të Specializuar arritën sot në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Më 14 mars të këtij viti EULEX pati njoftuar se një Njësi Policore e Specializuar Rezervë e përbërë prej 92 pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmerisë (EUROGENDFOR) nga Portugalia, Franca dhe Italia do të zbarkojë përkohësisht në Kosovë gjatë javëve në vijim për të përforcuar kapacitetet e Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it (NjPS).

Related Articles