Ka arritur në Gjykatën Themelore në Ferizaj, i akuzuari për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, Naser Pajazitaj, raporton Gazeta “Enigma”.
Seanca ku do të shpallet aktgjykimi për këtë çështje pritet të fillojë për pak minuta.
Ndryshe, në fjalën e tij përfundimtare, Pajazitaj kishte thënë se s’ka njohuri e as dijeni për vrasjen e Donjetës.
“Ndjej shumë keqardhje për atë çka i ka ndodhur familjes Pajazitaj, sikur me më pas ndodh mua, betohem se nuk kam njohuri dhe as dijeni për vrasjen e asaj vajze”, ka thënë i akuzuari.