Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.
Nga 2840 mostra të marra nga ShSKUK, 44 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, derisa 152 raste janë shëruar.
“Numri total i rasteve pozitive është 107.313 raste nga 599.859 persona të dyshimtë në virusin COVID-19 dhe 2.241 raste të vdekjes, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.877 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.195”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.