Pranvera Hyseni, astronomja kosovare po përfaqëson vendin në njërën nga konferencat më të mëdha të shkencës planetare në Houston, Teksas, raporton Gazeta Enigma.
Në këtë ngjarje mbi 2 mijë shkencëtarë dhe studentë nga e gjithë bota ndajnë kërkimet e tyre më të fundit.Përmes një postimi në “Facebook”, ajo ka njoftuar për këtë aktivitet. “Sapo zbrita në Houston, Teksas, ku do të marr pjesë në njërën nga konferencat më të mëdha të shkencës planetare, e cila mbledh mbi 2,000 shkencëtarë dhe studentë nga e gjithë bota për të ndarë kërkimet e reja shkencore. Pas muajsh analizimi të familjeve të asteroideve nga të dhënat e mbledhura nëpërmjet teleskopit të NASA-s Infrared Telescope Facility, jam e lumtur që më në fund do t’i sjell hulumtimet e mia nga maja e Mauna Keas në skenë globale. Prezantimi im është të enjten në mëngjes, me titull: “Investigating The Distribution of Soluble Organic Matter Among Hydrated Asteroid Families”, shkroi ajo.
Mes tjerash Hyseni njoftoi se do të ketë një vizitë private në NASA’s Johnson Space Center, duke përjetuar nga afër vendin ku zhvillohen misionet e fluturimeve njerëzore në hapësirë.
Si e vetmja përfaqësuese nga Kosova, ajo e konsideron këtë një moment të rëndësishëm për vendin, duke e vendosur Kosovën në hartën e shkecës planetare. /Gazeta Enigma.