Atalanta triumfon ndaj Leverkusenit, Barcelona ndalet nga Galatasaray

Atalanta triumfon ndaj Leverkusenit, Barcelona ndalet nga Galatasaray

Atalanta ka shënuar fitore me rezultat 3 – 2 ndaj Bayer Leverkusenit, ndeshje e vlefshme për 1/8 e finales në Ligën e Europës.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me Aranguiz në minutën e 11-të.

Atalanta reagoi shpejtë duke e barazuar rezultatin me Malinovskyn në minutën e 23-të.

Vendasit i kaloi në epërsi Luis Muriel në minutën e 25-të.

Për 3-1 shënoi përsër Muriel në minutën e 49-të.

Gjermanët nuk u dorëzuan duke e ngushtuar epërsinë me Diabyn në minutën e 63-të.

Ndeshja kthyese luhet në javën e ardhshme në Gjermani.

Barcelona nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim pa gola ndaj Galatasarayt në “Camp Nou”.

Braga e ka mposhtur Monacon me rezultat 2-0.

Po ashtu fitore ka shënuar edhe Rangers me rezultat 3-0 ndaj Svrvena Zvezdës./GazetaEnigma/

Related Articles