ATK-ja mbledh afro 1 milion euro borxhe nga bizneset për dy ditë

ATK-ja mbledh afro 1 milion euro borxhe nga bizneset për dy ditë

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur të martën se brenda dy ditëve ka arritur të mbledhë afro 1 milionë euro borxhe nga bizneset, shkruan Gazeta Enigma.

ATK ka bërë të ditur se më 20 dhe 23 maj janë zhvilluar aksione te 14 biznese, te të cilat janë edhe konfiskimet.

“Aksioni në fjalë është zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Gjilan, ku si rezultat është arritur që të mblidhen afro 1 milion euro borxhe (939, 290 euro). Po ashtu, nga masat e ndërmarra, përveç borxhit të inkasuar, është arritur që pjesën tjetër të borxhit ta paguajnë sipas marrëveshjeve – pagesa e borxheve me këste”, thuhet në njoftim.

ATK-ja po ashtu ka njoftuar se si rezultat i këtyre aksioneve, është konfiskuar pasuri e paluajtshme në vlerë prej mbi 775 mijë euro.

ATK-ja njofton se aksione të ngjashme do të zhvillohen edhe në ditët në vazhdim ndaj bizneseve që kanë borxhe ndaj këtij institucioni./ATK/

Related Articles