Austria sërish pjesë e listës së vendeve me rrezik nga pandemia

Austria sërish pjesë e listës së vendeve me rrezik nga pandemia

Vitin e kaluar më sakt në muajin dhjetor, Austria ishte hequr nga lista e vendeve me rrezik nga pandemia.

Qeveria gjermane e ka rikthyer Austrinë në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë të përhapjes së COVID-19, për shkak të numrit në rritje të infeksioneve.

Kjo do të thotë se që nga e diela, të nëntë vendet fqinje të Gjermanisë do të jenë tani në listën e paralajmërimeve të udhëtimeve, përcjell Albinfo.ch

Danimarka, Polonia, Republika Çeke, Zvicra, Franca, Luksemburgu, Belgjika dhe Holanda janë përcaktuar prej kohësh si zona me rrezik të lartë nga qeveria federale.

Siç raportin Dpa, kushdo nga këto vende që hyn në Gjermani duhet të qendrojë në karantinë për 10 ditë, përveç rasteve kur janë të vaksinuar kundër COVID-19 ose shëruar nga sëmundja.

Periudha 10-ditore e izolimit mund të hiqet që në ditën e pestë nëse administrohet një test i koronavirusit që rezulton negativ.

Për fëmijët që nuk kanë mbushur ende 6 vjeç, karantina përfundon automatikisht pesë ditë pas hyrjes.

Në total, pothuajse 140 nga rreth 200 vende në botë tani klasifikohen me rrezik të lartë nga Gjermania./Gazeta Enigma/

Related Articles