Zyrtarët ushtarakë ukrainas thonë se pothuajse 15,000 trupa ruse janë vrarë që kur filloi agresioni rus tre javë më parë.
Raporti gjithashtu pohoi se një sasi e madhe e pajisjeve ushtarake ruse është shkatërruar në konflikt, duke përfshirë rreth 476 tanke, më shumë se 200 avionë luftarakë, helikopterë, drone dhe rreth 1,487 transportues të blinduar të personelit.
Burimet Perëndimore besojnë se Rusia ka pësuar viktima të konsiderueshme dhe zyrtarët e mbrojtjes amerikane kanë vlerësuar se të paktën 7,000 trupa ruse janë vrarë në, dhe rreth 21,000 të plagosur, raporton BBC. / Gazeta Enigma.