AUV inspekton respektimin e masave kundër COVID-19, mbrëmë shqiptoi 13 gjoba për disa lokale në Prishtinë

AUV inspekton respektimin e masave kundër COVID-19, mbrëmë shqiptoi 13 gjoba për disa lokale në Prishtinë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka vazhduar me inspektimin e lokaleve në kryeqytet se sa janë duke i respektuar masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.



Në kuadër të këtyre inspektimeve AUV përmes inspektoratit sanitar mbrëmë në regjionin e Prishtinës ka  shqiptuar 13 gjoba për lokale të gastronomisë, 10 prej tyre ne pamundësi për krijim të kushteve për ruajtje të distancës janë zbrazur para përfundimit të orarit të punës.

Kështu ka thënë për Telegrafin, zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, përcjellë Gazeta “Enigma”.

“Organizimet  me grumbullim të njerëzve janë te ndaluara ne të gjithë boten për shkak të pandemisë Covid19. Secili njeri duhet të respektoj masat shtetërore për parandalim të përhapjes se sëmundjes”, tha Thaçi.

Kujtojmë se AUV ka mbyllur edhe dy lokale në komunën e Pejës, për të njëjtat arsye.

Dje në vendin tonë janë konfirmuar 33 raste të reja me COVID-19, ndërkaq së fundmi janë konfirmuar edhe rastet e para me variantin Omicron i cili është konsideruar nga OBSH si variant shumë i rrezikshëm dhe shpërndahet më lehtë se variantet e tjera të coronavirusit./Gazeta “Enigma“/

Related Articles